Paul Pogba nuk është më në “radarin” e Real Madrid, pritet rikthimi i tij tek Juventus

Real Madridi ka ndjekur me shumë interes që verën e kaluar mesfushorin e Ajaxit të Amsterdamit, Donny van de Beek.

Gjigantët spanjoll raportohet se kanë arritur një marrëveshje me “harkëtarët” që mesfushori i Holandës t’i bashkohet në verë klubit mbretëror për 55 milionë euro.

Sipas Tuttosport, ky transferim do t’i hapë rrugë kampionëve të Serisë A për të arritur një marrëveshje me Manchester United për mesfushorin francez Paul Pogba. Juventusi e ka prej kohësh idenë për të kthyer në Torino kampionin e botës, i cili pikërisht te bardhezinjtë u bënjë nga më të mirët në qarkullim, raporton GazetaBlic

Presidenti Andrea Agnelli mësohet se kërkon të vijojë me projektin e tij për marrë “yjet” e futbollit, aq më tepër që blerja e Cristiano Ronaldos në verën e vitit 2018 pati një impakt mjaft pozitiv në kuadër të reklamimit të markës në mbarë botën.

Pogba me siguri është një futbollist që i plotëson kriteret që kërkon Juvjam pasi ai krenohet me thuajse 39 milionë ndjekës në Instagram si dhe 7.3 milionë në Twitter.

Pogba është kërkuar me ngulm na Zidane , por blerja e mundshme e van de Beek do t’ia mbyllte dyert e klubit francezit.