Paul Pogba në shitje, United projekton 3 goditjet e mëdha

11.12.2019

Manchester United tashmë me letër dhe laps në dorë. “Djajtë e kuq” e kanë kuptuar se Paul Pogba e ka mendjen të largohet. Francezi e ka shprehur dëshirën për një eksperiencë të re, kurse klubi nga ana tjetër në çdo moment mundohet të tregojë se kampioni i botës nuk është në shitje. Gjithsesi kohët e […]

Paul Pogba në shitje, United projekton 3 goditjet e mëdha Foto: Paul Pogba

Manchester United tashmë me letër dhe laps në dorë.

“Djajtë e kuq” e kanë kuptuar se Paul Pogba e ka mendjen të largohet. Francezi e ka shprehur dëshirën për një eksperiencë të re, kurse klubi nga ana tjetër në çdo moment mundohet të tregojë se kampioni i botës nuk është në shitje.

Gjithsesi kohët e fundit ka një qasje tjetër. Drejtuesit e United janë munduar të tentojnë të bisedojnë për rinovimin e kontartës, por mungon dëshirë e lojtarit dhe menaxherit të tij për ta bërë diçka të tillë. Në këto kushte mendohet shitja e tij dhe paratë e përfituara të investohen në merkato, madje në tre futbollistë.

Largimi i Pogba mendohet të mbulohet nga dy mesfushorë mjaft të spikatur, si Donny van de Beek i Ajax dhe Saul Niguez i Atletico Madrid. Gjithashtu në Manchester duan një sulmues dhe ai është Erling Haaland, i cili ka menaxher të famshmin Mino Raiola.