Pas shkëlqimit në Superligë, Mirlind Daku shpërblehet me ftesë te Kosova

Mirlind Daku po kalon formën më të mirë në karrierë.

Sulmuesi i Ballkanit ka shënuar 17 gola në 10 ndeshje në Superligë, duke thyer rekordin e të gjitha kohëve për këtë periudhë kohore.

Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që trajneri Bernard Challandes e ka shpërblyer 22 vjeçarin duke e ftuar për ndeshjet e nëntorit ndaj Shqipërisë, Sllovenisë dhe Moldavisë.

Kujtojmë se Mirlind Daku është bërë sulmuesi i parë pas shumë vitesh që ftohet në kombëtaren A të Kosovës nga Superliga.

Por deri më tani lojtari nuk ka konfirmuar diçka të tillë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.