Pas shkarkimit nga FC Ballkani, Bledi Shkëmbi bëhet me skuadër të re
Rezultatet e dobëta të Ballkanit në ndeshjet e fundit në kuadër të Superligës së Kosovës ka bërë që stafi i klubit suharekas ta ndërpresë bashkpunimin me trajnerin, Bledi Shkëmbi. Në ndeshjen e fundit të Ballkanit e cila u udhëhoq nga trajneri Shkëmbi, ishte ndeshja ndaj Arbërisë, ku suharekasit humbën me rezultat 2-3. Ndërsa si duket […]
Rezultatet e dobëta të Ballkanit në ndeshjet e fundit në kuadër të Superligës së Kosovës ka bërë që stafi i klubit suharekas ta ndërpresë bashkpunimin me trajnerin, Bledi Shkëmbi.
Në ndeshjen e fundit të Ballkanit e cila u udhëhoq nga trajneri Shkëmbi, ishte ndeshja ndaj Arbërisë, ku suharekasit humbën me rezultat 2-3.
Ndërsa si duket ish-trajneri i Ballkanit ka gjetur skuadrën e re të cilën do ta udhëheqë.
Burime pranë klubit të Dinamos bëjnë me dije për Ora News se trajneri i ri do të jetë Bledi Shkëmbi. Palët kanë gjetur marrëveshjen dhe Shkëmbi së bashku me krahun e tij të djathtë Francesko Vitobelo kanë nisur nga puna për të ideuar skuadrën e sezonit të ri.
Presidenti Bardhi e njeh mjaft mirë Shkëmbin gjatë bashkëpunimit tek Teuta dhe ka vendosur t’ia besoj atij projektin për ta kthyer Dinamon pretendente.
Kjo do të jetë eksperienca e dytë e Shkëmbit në kategorinë superiore, pas aventurës me Teutën për një vit e gjysmë nga qershori i 2018 deri në dhjetor të 2019.