Pas Rrahmanit, Napoli arrinë marrëveshje edhe me një shqiptar tjetër

28.01.2020

Sipas Gianluca Di Marzio, klubi italian Napoli ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla. Sipas këtij gazetari, këto dy klube kanë arritur marrëveshjen për 20 milionë euro plus 4 milionë euro në bonuse. Ashtu sikur Rrahmani edhe Kumbulla do të qëndrojë te Verona në formë huazimi deri në qershor. Kurse gjatë ditëve […]

Pas Rrahmanit, Napoli arrinë marrëveshje edhe me një shqiptar tjetër Foto: Amir Rrahmani - (Adam Davy/PA Images via Getty Images)

Sipas Gianluca Di Marzio, klubi italian Napoli ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla.

Sipas këtij gazetari, këto dy klube kanë arritur marrëveshjen për 20 milionë euro plus 4 milionë euro në bonuse.

Ashtu sikur Rrahmani edhe Kumbulla do të qëndrojë te Verona në formë huazimi deri në qershor.

Kurse gjatë ditëve në vijim edhe pritet zyrtarizimi i transferimit të futbollistit shqiptar.

Kujtojmë që Marash Kumbulla është vetëm 19 vjeçar mirëpo me paraqitjet e tij ka lënë përshtypje te disa klube evropiane.