Torres, nuk u bashkua me ekipin për stërvitje, pavarësisht se Xavi ditë më parë kishte thënë se po llogariste tek ai.

Lojtari kishte disa probleme që e kanë vonuar rikthimin e tij në ekip. Në këtë mënyrë ai praktikisht përjashtohet për ndeshjen e kësaj të marte ndaj Napolit.

Barcelona do luajë nesër ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve ndaj Napolit dhe do synojë që të fitojë ndeshjen pas barazimit në ndeshjen e parë.