Sport

Pas paraqitjeve të mira, dy gjigantët e Championsit e duan Vedat Muriqin

Foto: Ilustrim

Paraqitja prej një ‘jashtëtokësori’ në ndeshjen e së shtunës kundër Republikës Çeke ka bërë që gjigantët evropianë të hidhen në sulm për shërbimet e Vedat Muriqit.

Muriqi shkëlqeu në ndeshjen kundër Çekisë duke shënuar një gol dhe duke ndihmuar ekipin në të gjitha fazat e ndeshjes.

Jo vetëm me Kosovën, Muriqi po paraqitet jashtëzakonisht mirë edhe tek klubi turk, Fenerbahce, atje ku po shënon javë për javë.

E këto paraqitje të mira kanë ndikuar që Napoli e Tottenham të hidhen në sulm për shërbimet e sulmuesit prizrenas.

Mediat turke raportojnë se edhe Lazio e Fiorentina kanë shprehur interesim për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit kosovar, transmeton reporteri.

Muriqi do të ketë mundësinë që t’iu bie në sy në ndeshjen kundër Anglisë, ndeshje kjo e cila zhvillohet nesër  nga ora 20:45 në stadiumin ‘St. Marys’.