Çlirim Gashi
31.03.2019, 22:17

Pas Nora Gjakovës, edhe Loriana Kuka e artë në Gjeorgji

Edhe Loriana Kuka ia ka siguruar Kosovës medaljen e artë në xhudo nga turneu i Grand Prix i mbajtur në Gjeorgji.

Loriana Kuka mposhti në finalen xhudistën nga Kuba, Kaliema Antomarchi, duke e mposhtur me ippon në finalen e kategorisë deri në 78 kilogramë.

Loriana në ndeshjen e parë mposhti garuesen Rani nga India, në çerekfinale holandezen Lucassen dhe në gjysmëfinale francezen Posvite.

Kujtojmë që kjo është medalja e dytë për Kosovën nga Tbilisi Grand Prix, pasi Nora Gjakova e fitoi të artën në kategorinë -57 kilogramë të premten.