Pas një ndeshje me plot aksione, Prishtina ‘dorëzohet’ në Suharekë

28.10.2020

Klubi suharekas sot ka qenë nikoqir i kryendeshjes së xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës në futboll me Prishtinën. Vendasit e nisën sfidën në përpjekje për të ndërtuar aksione dhe për të rrezikuar, mirëpo nuk ishin efektivë në fazën finale. Në pjesën e parë të ndeshjes në minutën e 34, për klubin nga kryeqyteti […]

Pas një ndeshje me plot aksione, Prishtina ‘dorëzohet’ në Suharekë Foto: Ilustrim

Klubi suharekas sot ka qenë nikoqir i kryendeshjes së xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës në futboll me Prishtinën.

Vendasit e nisën sfidën në përpjekje për të ndërtuar aksione dhe për të rrezikuar, mirëpo nuk ishin efektivë në fazën finale.

Në pjesën e parë të ndeshjes në minutën e 34, për klubin nga kryeqyteti ka shënuar Otto John.

Megjithatë një harkim i mirë nga Edvin Kuç e gjeti kokën e Mevlan Zekës që barazoi për 1 me 1 në minutën e 88.

Ishte prapë Zeka që shënoi edhe golin e dytë duke siguruar fitoren e FC Ballkanit.

Ballkani vazhdon të jetë lider me 20 pikë, katër më shumë se përcjellësi i parë, Drita. Ndërsa Prishtina është e katërta në tabelë me 12 pikë.