Pas ndeshjes me Prishtinën, reagon Ballkani, kërkon të angazhohen gjyqtarë të huaj

Ballkani dhe Prishtina janë ndeshur dje (e shtunë) në Suharekë, në ndeshjen e vlefshme kampionale. Rezultati i takimit ishte 2:2, duke bërë kështu që dy skuadrat t’i ndajnë pikët.

Por, FC Ballkani ka reaguar sot (e diele) në rrjetin social “Facebook”, duke pretenduar se është dëmtuar nga gjyqtari kryesor i takimit për një rast.

Madje, ata e kanë akuzuar gjyqtarin kryesor të takimit, Gramos Shala, se nuk është hera e parë që Ballkani është dëmtuar nga ai. Ata thonë se do kërkojnë nga FFK-ja të angazhojë gjyqtarë të huaj.

“Reagim lidhur me ndarjen e drejtësisë gjatë ndeshjes FC Ballkani – FC Prishtina, Java 31, 18.07.2020

Gjatë zhvillimit të minutës së 49’ kur rezultati ishte 2:1 gjyqtari anësor (asistenti i dytë) Imran Kabashi anulon golin e pastërt të Arbër Potoku, me pretendimin se futbollisti Merlind Daku ka prekur topin duke qenë në pozitë jashtë loje. Kjo është e pa vërtet dhe plotësisht tendencioze, pasi që në momentin e prekjes së topit ai ka kaluar vijën fundore në tërësi.

Ku sipas njerës nga regullat themelore të futbollit (arritja e golit të rregullt) konsiderohet atëherë kur topi kalon më tërë perimetrin e tij vijën fundore.

Ky gabim i qëllimshëm ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin përfundimtar të ndeshjes, me ç’rast jemi dëmtuar rëndë.

Nuk është hera e parë që FC Ballkani dëmtohet kur ndan drejtësinë gjyqtari Gramos Shala, ju kujtojom mos akordimin e penaltisë në javen e 17 ndaj FC Vushtrria, në Vushtrri.

Duke parë nivelin e referimit të disa gjyqtarëve dhe zhvillimet e fundit të ndarjes së drejtësisë, do të kërkojmë nga organi kompetent FFK që të angazhojmë gjyqtar të huaj”, thuhet në reagimin e klubit nga Suhareka.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.