Pas Milanit dhe Interit, tjetër skuadër vazhdon interesimin për Ciro Immobile

Napoli vazhdon ta pëlqej sulmuesin italian, Ciro Immobile, lajmi është konfirmuar nga agjenti i lojtarit, Alessandro Moggi.

Immobile po shkëlqen këtë vit në Serie A duke qenë golashënuesi më i mirë.

Moggi ka dhënë detaje të reja për të ardhmen e 30-vjecarit.

“Ai ka qenë admierues i madh i tij, por duke parë atë që ka bërë në pesë vitet e fundit, është e pamundur të mos jesh”, transmeton GazetaOlle

“Ai (drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli) ka kontratë deri më 2023 dhe nëse dikush e do atë, duhet të trokasë në dyer të Lazios”.

“Është herët për të folur për interesimet për të, por tashmë ka pasur nga Interi, Milani, Kina një vit më parë, do të shohim”.

“Nëse, me një vit kontratë, kushton 40 milionë, më tregoni se sa vlen Immobile…”.