Pas më shumë se dy muaj pauze FC Ballkani rifillon stërvitjet

Të hënën Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK) përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se prej periudhës 18 maj deri më 1 qershor, të gjitha klubet e futbollit do të mund të zhvillojnë vetëm aktivitete stërvitore.

Këto aktivitete do të zhvillohen në pajtueshmëri me Udhëzimin për procesin stërvitor të dakorduar midis FFK-së, MSH-së e IKSHPK-së dhe duke respektuar edhe Udhëzuesin e përkohshëm për aplikimin e masave për parandalimin dhe luftimin e COVID-19.

E duke u bazuar në udhëzimin e Institutit edhe skuadra FC Ballkanit zyrtarisht sot ka rifilluar stërvitjet.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.