Pas Icardi-t, PSG në sulm për adoleshentin e Ajax

31.05.2020

Pas zyrtarizimit të sulmuesit argjentinas, Mauro Icardi, Paris SG po mendon që të kompletojë skuadrën dhe, mesa duket, është detyra e drejtorit sportiv të parizienëve, Leonardo-s, që të mendojë, jo vetëm për ekipin e të tashmes, por edhe për atë të së ardhmes. Dhe, pikërisht për këtë, ish-trajneri i Milanit dhe Interit, i ka vënë […]

Pas Icardi-t, PSG në sulm për adoleshentin e Ajax Foto: Ilustrim

Pas zyrtarizimit të sulmuesit argjentinas, Mauro Icardi, Paris SG po mendon që të kompletojë skuadrën dhe, mesa duket, është detyra e drejtorit sportiv të parizienëve, Leonardo-s, që të mendojë, jo vetëm për ekipin e të tashmes, por edhe për atë të së ardhmes.

Dhe, pikërisht për këtë, ish-trajneri i Milanit dhe Interit, i ka vënë syrin një djaloshi të ri që luan me Ajax-in në kampionatin holandez.

Ai quhet Serginho Dest dhe është braziljan, bashkëkombas i Leonardo-s. Mbrojtësi 19-vjeçar, që ka bërë deri tani një sezon të jashtëzakonshëm me holandezët, duket se do të lërë shumë shpejt Erendivise, për një transferim që mund të rrotullohet tek 20 mln eurot.

Edhe pse, nuk është diskutuar ende me menaxherin e talentit të ri, duket se vetë atij i pëlqen një transferim i tillë, duke qenë se Parisi është një etapë shumë e rëndësishme si nga pikëpamja profesionale, ashtu edhe nga ajo personale.