Pas Haaland, Dortmundi i rrëmben një tjetër talent Manchester United

Futbollisti i ri i Birmingham City-t, Jude Bellingham, ka vendosur të zgjedhë Borussia Dortmundin para Manchester United.

I riu që numëron vetëm 16 vite mbi shpatulla është i pëlqyer nga të dy ekipet.

Lojtari nuk ka ndërmend të zgjedhë Manchester United, por kërkon të ndryshojë mjedis dhe kampionat. Arsyeja është e thjeshtë, pasi i riu ka më shumë mundësi në Gjermani.

Ai e di që skuadra e Dortmundit u jep më shumë mundësi të rinjve dhe kjo është arsyeja që lojtari do më shumë kalimin në Bundesliga.

Lajmi bëhet i ditur nga BILD që thekson se pas Haaland, Dortmundi i rrëmben një tjetër talent United në merkato. 

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.