Pas formës së jashtëzakonshme, Milot Rashicës i rritet vlera në 35 milionë euro

Forma e jashtëzakonshme e Milot Rashicës në këtë sezonë te Werder Bremeni ka bërë që ti rritet vlera nga 20 milionë në 35 milionë euro.

Po ashtu Rashica ka zënë vend edhe në formacionin e Bundesligës duke u renditur i teti me shtatë gola.

Ylli vushtrrias me këtë super-formë ka filluar që të marrë vëmendjen e shumë klubeve evropian duke u interesuar për të.

Reprezentuesi i Kosovës ka ngritje në vlerën e tij, pasi sipas Transfermarkt, ajo ka shkuar në 35 milionë euro.

Megjithatë nëse Rashica vazhdon të ketë formën e lartë si në këtë sezonë, atëherë vlera e tij mund të prek edhe 50 milionëshin.

Kujtojmë se Rashica në ndeshjen e fundit ndaj Bayern Munich shënoi super-gol.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.