Pas FC Ballkanit edhe kjo skuadër pritet të udhëtojë drejt Turqisë

15.01.2020

Kampioni vjeshtor i Superligës, FC Ballkani, ka udhëtuar drejt Turqisë. Suharekasit do të “mbushin bateritë” për stinorin pranveror. “Sot klubi ynë udhëtoi për fazën përgaditore në Antalya. Atje do të qëndrojmë 10 ditë dhe do t’i kemi 4 ndeshje miqësore për të cilat do t’iu njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e Ballkanit. Misioni i […]

Pas FC Ballkanit edhe kjo skuadër pritet të udhëtojë drejt Turqisë Foto: Ilustrim

Kampioni vjeshtor i Superligës, FC Ballkani, ka udhëtuar drejt Turqisë.

Suharekasit do të “mbushin bateritë” për stinorin pranveror.

“Sot klubi ynë udhëtoi për fazën përgaditore në Antalya. Atje do të qëndrojmë 10 ditë dhe do t’i kemi 4 ndeshje miqësore për të cilat do t’iu njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Misioni i Ballkanit në pranverë është titulli i kampionit dhe kupa.

Ndërsa pas Ballakanit edhe një tjetër skuadër kosovare tashmë është përcaktuar për Anatalia, bëhet fjalë për Flamurtarin e Prishtinës që më 28 janar do të udhëtojë drejt bregdetit turk për ta zhvilluar një fazë të përgatitjeve.

Po ashtu Flamurtari përveç Antalias në fund të kësaj jave priet të sjellë edhe disa risi sa i përket përforcimeve të skuadrës.