Pas eliminimit të Ferronikelit, Ballkani pret Trepça’89 në Suharekë

21.06.2020

Ekipi i futbollit nga Suhareka, Ballkani, e ka vlerësuar si arritje jashtëzakonisht të madhe kualifikimin në finalen e Kupës së Kosovës në futboll. Ndërsa sot Ballkani në Suharekë pret Trepça’89, ndeshje kjo e cila i është besuar gjyqtarit Genc Nuza. Ballkani është në pozitë mjaft të mirë dhe po lufton për titullin e kampionit, derisa […]

Pas eliminimit të Ferronikelit, Ballkani pret Trepça’89 në Suharekë Foto: Ilustrim

Ekipi i futbollit nga Suhareka, Ballkani, e ka vlerësuar si arritje jashtëzakonisht të madhe kualifikimin në finalen e Kupës së Kosovës në futboll.

Ndërsa sot Ballkani në Suharekë pret Trepça’89, ndeshje kjo e cila i është besuar gjyqtarit Genc Nuza.

Ballkani është në pozitë mjaft të mirë dhe po lufton për titullin e kampionit, derisa Trepça’89 synim e ka mbijetesën.

Kjo ndeshje luhet sot (17:00) në Suharekë dhe i takon xhiros së 25-të të Superligës. 

Ballkani, për herë të parë në histori të klubit, arriti kalimin në finalen e Kupës së Kosovës, pasi në serinë gjysmëfinale e eliminoi Feronikelin.