Alexis Sanchez ka shënuar dy gola të njëpasnjëshme në ndeshjen ndaj Sampdorias.

Sulmuesi kilian i dha epërsinë Interit në ndeshjen në kuadër të xhiros së gjashtë në Serie A.

Ish ylli i Manchster United dhe Arsenalit realizoi për 1 me 0 në minutën e 20′, ndërsa golin tjetër e shënoi vetëm dy minuta më vonë dhe sërish pas asistimit nga Sensi.

Por, Sanchez u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 43′ të pjesës së parë dhe mori kartonin e dytë të verdhë menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë duke u përjashtuar kështu nga fusha, raporton arbresh.info

Gjyqtari Gianpaolo Calvarese ndëshkoi bartësin e fanellës me numër shtatë me kartonin e dytë të verdhë për shkak të stimulimit në zonën e rreptësisë.