Pas dy fitoreve të njëpasnjëshme, Ballkani udhëton sot në Gjilan

Klubi nga Suhareka do ta ketë një sfidë në ndeshjen që pritet të zhvillohet sot në vizitën që do t’ia bëjë Gjilanit.

Pas dy fitoreve radhazi kundër Besës si musafir dhe kundër Feronikelit si nikoqir, Ballkani ka filluar këtë sezonë mjaft mirë.

Ndeshja që mbahet në Gjilan nga ora 13:30 do të jetë mjaft interesante për klubin e Ismet Munishit duke shtuar këtu faktin e super formës së sulmuesit Mirlind Daku.

Pas kësaj ndeshje, më 30 shtator Ballkani do të jetë nikoqir i ndeshjes me Llapin.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.