Pas dy dite pushim, FC Ballkani rifillon seancat stërvitore

03.02.2021

FC Ballkani më 30 janar kishte përfunduar fazën përgatitore në Antalya, ku ishte rikthyer në Kosovë. Atje suharekasit zhvilluan seanca stërvitore njëashtu edhe disa ndeshje miqësore. Më 18 janar kishte zhvilluar ndeshjen e parë miqësore në Antalya, ku lojtarët të drejtuar nga Shkëmbi u përballën me FC Jagiellonia. Në këtë ndeshje Ballkani shënoi fitore me […]

Pas dy dite pushim, FC Ballkani rifillon seancat stërvitore Foto: Ilustrim

FC Ballkani më 30 janar kishte përfunduar fazën përgatitore në Antalya, ku ishte rikthyer në Kosovë.

Atje suharekasit zhvilluan seanca stërvitore njëashtu edhe disa ndeshje miqësore.

Më 18 janar kishte zhvilluar ndeshjen e parë miqësore në Antalya, ku lojtarët të drejtuar nga Shkëmbi u përballën me FC Jagiellonia. Në këtë ndeshje Ballkani shënoi fitore me rezultat 2-1.

Po ashtu ndeshjet miqësore kishin vazhduar edhe në ditët në vazhdim, ku gjithsej ishin 4 ndeshje dhe në të gjitha këto miqësore suharekasit shënuan fitore me rezultate bindëse.

Ndërsa pas dy dite pushim, klubi i drejtuar nga Bledi Shkëmbi ka rifilluar seancat stërvitore në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Lojtarët e Ballkanit po stërviten për pjesën e dytë të Superligës së Kosovës si dhe për ndeshjet e Kupës së Kosovës.

Më poshtë disa foto gjatë rifillimit të seancave stërvitore: