Pas ardhjes së Lukakut në Inter, tri ekipe italiane në garë për Icardin

Pas ardhjes së Lukakut në Inter, tri ekipe italiane në garë për Icardin
Çlirim Gashi

09.08.2019 / Sport

Skuadra italiane, FC Inter po kërkojnë 70 deri në 80 milionë euro për argjentinasin.

Juventus, Napoli dhe Roma janë në garë me njëri-tjetrin për shërbimet e sulmuesit të Interit, klubi italian kërkon shitjen e Icardit pasi që dje erdhi sulmuesi belg, Romelu Lukaku, i cili mori edhe numrin e fanellës së argjentinasit, numrin 9.

Roma është duke u munduar të negociojë duke shkëmbyer Edin Dzekon, i cili është i kërkuar që një kohë nga Interi dhe t’i shtojë 30-40 milionë euro.

Ndërsa problemi për “Zonjën e vjetër” dhe “napolitanët”, është se “neurazurët” po kërkojnë 75-80 milionë euro për argjentinasin.

RAPORTO