Pas 25 vitesh, Federata e Peshkatarëve të Kosovës merr lajmin e madh

29.04.2023

Federata e Peshkatarëve të Kosovës pas 25 vitesh, sot është bërë zyrtarisht pjesë e FIPS. Nga tani peshkatarët kosovar, mund të marrin pjesë në çdo garë peshkimi që organizohet jashtë Kosovës, në botëror apo evropian si shtet i pavarur. Postimi i plotë: Të nderuar peshkatarë të Kosovës, Pas shumë orësh lobimi dhe takimesh me përfaqësues […]

Pas 25 vitesh, Federata e Peshkatarëve të Kosovës merr lajmin e madh Foto: Ilustrim

Federata e Peshkatarëve të Kosovës pas 25 vitesh, sot është bërë zyrtarisht pjesë e FIPS.

Nga tani peshkatarët kosovar, mund të marrin pjesë në çdo garë peshkimi që organizohet jashtë Kosovës, në botëror apo evropian si shtet i pavarur.

Postimi i plotë:

Të nderuar peshkatarë të Kosovës,

Pas shumë orësh lobimi dhe takimesh me përfaqësues të vendeve të ndryshme të botës për të na dhënë votën e tyre, kam kënaqësinë të njoftoj se Kosova është zyrtarisht pjesë e FIPS-éd si një anëtare me të drejta të plota. Tashmë kongresi I CIPS votoi unanimisht pro aplikimit të Kosovës.

Tani peshkatarët tanë sportivë mund të marrin pjesë në çdo garë peshkimi botëror apo evropian si shtet i pavarur.

Dua të falënderoj z. Fuad Lushta, z. Milaim Vitia dhe z. Ramadan Rashani për mbështetjen dhe ndihmën e tyre në çdo kohë.

Urime,

Me respekt,

Arif Kadriu

Fuat Lushta Milaim Vitia Ramadan Rashani.