Pas 1 jave, FC Ballkani rikthen faqen zyrtare

26.06.2020

Para shtatë ditësh në orët e mbrëmjes është hakuar faqja zyrtare e FC Ballkanit me ç’rast ka nxitur irritim si të klubit ashtu edhe të sportdashësve. Padyshim që një veprim i tillë duhet dënuar dhe nuk i ndihmon sportit dhe sidomos klubit. Drejtori Sportiv i klubit, Avni Bytyçi kishte thënë se padyshim që ky rast […]

Pas 1 jave, FC Ballkani rikthen faqen zyrtare Foto: Ilustrim

Para shtatë ditësh në orët e mbrëmjes është hakuar faqja zyrtare e FC Ballkanit me ç’rast ka nxitur irritim si të klubit ashtu edhe të sportdashësve.

Padyshim që një veprim i tillë duhet dënuar dhe nuk i ndihmon sportit dhe sidomos klubit.

Drejtori Sportiv i klubit, Avni Bytyçi kishte thënë se padyshim që ky rast nuk është i mirë për imazhin e klubit sepse klubi ka me mijëra ndjekës, ku i kemi informuar ndjekësit në çdo moment për gjendjen e klubit, punën,veprimet e klubit dhe kjo situatë për momentin për ndjekësit e faqës sjellë konfuzitet.

E sot pas shtatë ditësh klubi ka njoftuar se nga sot faqja është aktive. Ne jemi siguruar që t’i marrum të gjitha masat që faqja të ketë siguri maksimale. Klubi jonë ka nevojë më shumë se kurrë për përkrahje!