Pandemia me COVID-19, UEFA anulon Kampionatin Europian U-19

25.02.2021

UEFA ka vendosur të anulojë për shkak të pandemisë Kampionatin Europian 2021 për grupmoshat U-19. Lajmi u bë publik nga vetë UEFA me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj. Vendimi u mor nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, teksa vendosën në dukje se kufizimet aktuale të qeverive të ndryshme dhe organizimi i këtij […]

Pandemia me COVID-19, UEFA anulon Kampionatin Europian U-19 Foto: Ilustrim

UEFA ka vendosur të anulojë për shkak të pandemisë Kampionatin Europian 2021 për grupmoshat U-19.

Lajmi u bë publik nga vetë UEFA me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj.

Vendimi u mor nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, teksa vendosën në dukje se kufizimet aktuale të qeverive të ndryshme dhe organizimi i këtij kompeticioni do të ishte shumë i vështirë.

Të gjitha federatat anëtare të qeverisë më të madhe europiane të futbollit e miratuan këtë vendim.