Panairi i Sportit ka për qëllim të promovojë sportet, klubet dhe rezultatet e arritura nga sportistët e komunës, po ashtu t’i krijojë mundësinë fëmijëve të shkollave fillore që të shohin nga afër praktikimin e sporteve dhe që ata të kenë mundësinë të regjistrohen në klubet e sportet që ata pëlqejnë më shumë.

Pjesë e këtij panairi ka qenë edhe kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, i cili e ka shpallur të hapur panairin dhe i ka përshëndetur të rinjtë që merren me sporte të ndryshme.

Po ashtu edhe drejtori i Kulturës z.Beqir Berisha ka qenë pjesë e aktiviteteve, aktivitete këto të zhvilluara në kuadër të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komitetit Olimpik të Kosovës.

Motoja e këtij aktiviteti për secilën komunë është “Regjistrohu në klubin e zemrës tënde”.