Pamje fantastike, kështu do të duket kompleksi sportiv i FC Ballkani në Suharekë

Arsim Kabashi, presidenti i klubit të Ballkanit ka publikuar një video – ku shihet se klubi nga Suhareka veç se ka përfunduar planin për të ndërtuar një kompleks sportiv.

Ballkani po lufton për titullin e kampionit në këtë edicion dhe duket se kjo e ka motivuar presidentin që të shpenzojë edhe më shumë – për t’i rregulluar kushtet për futbollistët e tij.

Në një postim në Facebook, Kabashi ka publikuar planin e kompleksit sportiv duke shkruar:

“Kompleksi Sportiv FC Ballkani. Projekti konceptual. Së shpejti Inuagurimi… e ku ka më mirë se në Vendëlindje. Na Priftë e mbara”, thotë ai.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.