Pa Lukakun, Interi humbet besimin dhe golat, vetëm një fitore në 5 ndeshje

08.01.2021

Romelu Lukaku dhe Interi, një histori dashurie në emër të golave ​​dhe udhëheqjes. Që nga ardhja e tij, i mbështetur fuqimisht nga Antonio Conte, belgu i ka marrë zikaltrit për dore, u zhyt menjëherë në realitetin e ri dhe u bë një forcë lëvizëse. Jo vetëm me golat, jo vetëm me shfaqjet dhe me aspektin […]

Pa Lukakun, Interi humbet besimin dhe golat, vetëm një fitore në 5 ndeshje Foto: Soccer Football - Serie A - Inter Milan v Genoa - San Siro, Milan, Italy - December 21, 2019 Inter Milan's Romelu Lukaku celebrates scoring their fourth goal with teammates REUTERS/Daniele Mascolo

Romelu Lukaku dhe Interi, një histori dashurie në emër të golave ​​dhe udhëheqjes.

Që nga ardhja e tij, i mbështetur fuqimisht nga Antonio Conte, belgu i ka marrë zikaltrit për dore, u zhyt menjëherë në realitetin e ri dhe u bë një forcë lëvizëse.

Jo vetëm me golat, jo vetëm me shfaqjet dhe me aspektin teknik, por edhe me aspektin emocional. Dhe kur ai mungon, lë një boshllëk të madh në sulmin e zikaltërve.

Në pesë raste, këtë sezon, Conte u detyrua të bëjë pa ish-lojtarin e Manchester United dhe Evertonit. Rezultatet pa belgun ndryshojnë ndjeshëm. Në pesë ndeshjet, ku Lukaku nuk filloi nga minuta e parë (dy herë i padisponueshëm, tri herë i zëvendësuar), Interi ka fituar vetëm një herë: në fushën e Sassuolo, 0-3.

Pa referencën e tij në sulm, zikaltrit kanë ndjesinë e humbjes. Kishte ndodhur tashmë në shtëpi me Parma, më 31 tetor (barazimi 2-2), ndodhi në Genova kundër Sampdoria, ku goli i De Vrij nuk ishte i mjaftueshëm për të patur sukses.

Një film që ishte parë tashmë në fushën e Real Madridit, në Ligën e Kampionëve (3-2 në Valdebebas) dhe në Bergamo kundër Atalanta (1-1).

Të heqësh dorë nga një sulmues me 16 gola në 20 ndeshje, në fakt, do të rëndonte mbi këdo. Sidomos në një ekip që ka pjesën e luanit në sulmm. Deri më tani, në kampionat, belgu ka shënuar 41 gola në 16 ndeshje, mbi 2.5 gola mesatarisht për ndeshje.

Megjithatë, Lukaku nuk mungon aq shumë me golat, se sa me praninë në fushë.

Pikërisht kjo është ajo që Fabio Capello në “Sky Sport” e formuloi si themelore: “Është thelbësor, veçanërisht tani që Interi nuk shtyp më menjëherë përpara. Tani, ata kthehen prapa dhe krijojnë një hapësirë ​​që Lukaku e përdor për të mbajtur topin dhe për të udhëhequr ekipin. Kush më mirë se ai e shfrytëzon fushën e hapur? Për shpejtësi dhe forcë nuk ka të krahasuar. Ai është bujar, një lojtar që ndihmon të tjerët. Lukaku është një lojtar i shkëlqyeshëm, fantastik”.