Orges Bunjaku i thotë “PO” Kosovës
Futbollisti i Baselit, Orges Bunjaku ka zgjedhur të përfaqësoj vendin e prindërve të tij duke i thënë përfundimisht “Po” Kosovës. Mesfushori i talentuar do të bëhet “Dardan” derisa ka filluar procedurat për tu pajisur me pasaportë. Lajmin për “Olle” e ka bërë të ditur ndihmës trajneri i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti. “Orges Bunjaku i […]
Futbollisti i Baselit, Orges Bunjaku ka zgjedhur të përfaqësoj vendin e prindërve të tij duke i thënë përfundimisht “Po” Kosovës.
Mesfushori i talentuar do të bëhet “Dardan” derisa ka filluar procedurat për tu pajisur me pasaportë.
Lajmin për “Olle” e ka bërë të ditur ndihmës trajneri i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti.
“Orges Bunjaku i ka thënë ‘Po’ Kosovës. Por, deri në momentin kur te shohim me dokumentacion por edhe të paraqitet në fanellën e Kosovës, atëherë mund të themi që definitivisht është i yni, pasi kemi rastin me Kemal Ademin i cili në momente të fundit zgjodhi Zvicrën”, tha fillimisht Sahiti.
“E gjitha kjo pasi ndonjëherë jo për kundër dëshirës së lojtarëve ose tonën, por po ndodhin disa gjëra edhe sikur po ndryshojnë mendjen. Gjithsesi, Orgesi i ka thënë ‘PO’ Kosovës”, përfundoj krahu i djathtë i Bernard Challendesit, Muharrem Sahiti.
19 vjeçari Bunjaku këtë vit ka debutuar në skuadrën e parë të Baselit, duke luajtur edhe një ndeshje në Ligën e Evropës, shkrujnë AlbInfo.