Organizohet mini-turnir nën moshën 18 vjeçare, të ardhurat i dedikohen Jetlir Krasniqit

Të nderuar adhurues të futbollit, me datën 29 shkurt 2020 (e shtunë), do të organizohet përsëri një “mini-turnir” nën moshën 18 vjeçare.

Ky mini-turnir do të zhvillohet te fusha e vjetër, ku gjinder rrugës Reshtan-Peqan, ku shuma e mbledhur do të shkojë për shërimin e Jetlir Krasniqit.

Rregullat:
1. Ekipi duhet të jetë i caktuar dhe i formuar vetë.
2. Ekipi duhet të ketë 5 lojtar dhe portieri 6.
3. Pjesëmarrësit duhet të kenë shumën prej 15 Eurove (Për një ekip).
4. Prej orës 20:00 (e premte) hidhet shorti, dhe duhet të paraqitet ekipi (Ekipin mund ta paraqitni në numër të telelefonit 049-694-946, deri të premtën në orën 19:00).

Po ashtu, për hirë te korrektësisë organizatorët nuk do të jenë pjesëmarrës ne turnir.

Organizator:
1. Besnik Bytyëi
2. Yll Hoxha
3. Rifat Trolli.

Refer:
1. Avni Morina.

Turniri është i hapur për të gjitha fshatrat e komunës së Suharekës, si dhe është për të gjitha moshat deri në 18 vjet.