Orari i xhiros së gjashtë në Superligë, Malisheva pret Ballkanin
Tashmë janë zhvilluar pesë xhirot e Superligës së Kosovës, ku gjatë këtyre xhriove janë zhvilluar ndeshje tejet interesante duke dhënë spektakël në ndeshje. Gjatë këtyre xhirove, e veçanërisht në xhiron e fundit (të pestë) është dhuruar spektakël si në fushë ashtu edhe nga tifozët e pranishëm në tribuna. Xhiro e gjashtë e Superligës së Kosovës […]
Tashmë janë zhvilluar pesë xhirot e Superligës së Kosovës, ku gjatë këtyre xhriove janë zhvilluar ndeshje tejet interesante duke dhënë spektakël në ndeshje.
Gjatë këtyre xhirove, e veçanërisht në xhiron e fundit (të pestë) është dhuruar spektakël si në fushë ashtu edhe nga tifozët e pranishëm në tribuna.
Xhiro e gjashtë e Superligës së Kosovës do të zhvillohet gjatë fundjavës që vjen, pra ndeshjet do të zhvillohen më 25 dhe 26 shtator.
Në këtë javë të 6-të do të zhvillohet njëra nga ndeshjet më të mëdha në futbollin kosovar, Drita – Gjilani.
Derbi i madh lokal Drita – Gjilani me të gjitha gjasat do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kjo pasi që stadiumi në Gjilan është në rinovim e sipër dhe se të dy këto klube dëshirojnë që kjo ndeshje të zhvillohet në kryeqytet.
Gjithashtu, gjatë kësaj xhiroje Llapi do të kërkojë fitoren e parë në këtë edicionin e ri të Superligës 2021/2022 ku pret Drenicën, ndërsa Ulpiana në fundjavë do të jetë nikoqire e Dukagjinit.
Përveç derbit lokal, gjatë kësaj xhiroje do të zhvillohen edhe dy sfida të tjera.
Në këtë xhiro do të zhvillohet ndeshja mes Feronikelit dhe Prishtinës, derisa Malisheva pret Ballkanin.
Orari i ndeshjeve të xhiros së 6-të në Superligën e Kosovës:
E shtunë, 25 shtator:
Ulpiana – Dukagjini, ora 16:00;
Llapi – Drenica, ora 16:00.
E dielë, 26 shtator:
Drita – Gjilani, ora 15:00;
Malisheva – Ballkani, ora 16:00;
Feronikeli – Prishtina, ora 16:00.