Orari i javës së 25-të në Superligë – Derbi zhvillohet në Suharekë

12.03.2021

Superliga e Kosovës pritet që të fillojë me javën e 25-të në fundjavë. Në këtë javë pritet të ketë ndeshje tejet interesante, duke filluar nga ajo Feronikeli – Prishtina. Por, padyshim vëmendja e kësaj xhiroje është te derbi Ballkani – Drita. Dy pretendentët për titullin e kampionit do të përballen në stadiumin e qytetit në […]

Orari i javës së 25-të në Superligë – Derbi zhvillohet në Suharekë Foto: Ilustrim

Superliga e Kosovës pritet që të fillojë me javën e 25-të në fundjavë.

Në këtë javë pritet të ketë ndeshje tejet interesante, duke filluar nga ajo Feronikeli – Prishtina.

Por, padyshim vëmendja e kësaj xhiroje është te derbi Ballkani – Drita.

Dy pretendentët për titullin e kampionit do të përballen në stadiumin e qytetit në Suharekë duke filluar nga ora 13:00.

Po ashtu sfida interesante pritet të jetë edhe ajo Drenicës ndaj Arbërisë, ku kjo e fundit u mposht nga Ballkani me rezultat të thellë 2-6.

Gjilani pret Trepçën ’89, derisa Llapi do të jetë mysafir i Besës së Pejës.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen nesër me fillim nga ora 13:00.