Operohet Gashi, klubi i Ballkanit shpreson të rikthehet në fushat e blerta sa më shpejtë

30.01.2021

Futbollistit të FC Ballkanit, Kushtrim Gashi i është dashur një ndërhyrje kirurgjikale për të menjanjuar një lëndim që e kishte shqetësuar prej kohësh. Klubi nga Suhareka ka njoftuar për operimin e Gashit, teksa i ka uruar shërim sa më të shpejtë që të rikthehet në fushat e blerta. Gashi pritet të punojë me program të […]

Operohet Gashi, klubi i Ballkanit shpreson të rikthehet në fushat e blerta sa më shpejtë Foto: Ilustrim

Futbollistit të FC Ballkanit, Kushtrim Gashi i është dashur një ndërhyrje kirurgjikale për të menjanjuar një lëndim që e kishte shqetësuar prej kohësh.

Klubi nga Suhareka ka njoftuar për operimin e Gashit, teksa i ka uruar shërim sa më të shpejtë që të rikthehet në fushat e blerta.

Gashi pritet të punojë me program të veçantë për t’u rikthyer sa më shpejtë të jetë e mundur.

Ndryshe Gashi është ndër elementet më të rëndësishme të skuadrës së Ballkanit në edicionin e fundit.