Oferta e Juventusit për Jimenezin, 30 milionë euro dhe mesfushorin francez

Juventusi thuhet se është duke përgatitur një ofertë për sulmuesin e Wolvesit, Raul Jimenezin.

Sulmuesi meksikan ka shkëlqyer gjatë sezonit të fundit, duke shënuar 22 gola dhe 10 asistime nga 42 ndeshje në të gjitha garat.

Forma e tij e lartë e treguar me Wolvesin ka bërë që edhe Juventuesi të shpreh interesim për të, madje besohet se ‘Zonja e Vjetër’ është duke përgatitur një ofertë.

Juventusi pritet të t’i ofroj skuadrës angleze 30 milionë euro dhe Adrien Rabiotin për ta lënë të lirë 29 vjeçarin që të transferohet në Torino.

Raul Jimenez është pjesë e Wolvesit që nga viti 2019 dhe ka kontratë të vlefshme deri më 2023.

LEXO EDHE:  Nesër ndeshja Dukagjini - Ballkani, këta janë gjyqtarët