Oferta e Bayernit acaron agjentin, tre klube të mëdha në garë për Goretzka

Oferta e Bayernit acaron agjentin, tre klube të mëdha në garë për Goretzka
Taulant Krasniqi

21.07.2021 / Sport

Leon Goretzka është kthyer në një çështje te Bayern Munchen. Mesfushori, një nga titullarët dhe lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, ka edhe një vit kontratë me bavarezët.

Negociatat e rinovimit janë ndërprerë, diçka që ka sjellë acarimin e agjentit të 26-vjeçarit, i cili është pjesë e rekordmenevë të futbollit gjerman prej vitit 2018.

Sport Bild shkruan se Goretzka kërkon një rrogë prej 20 milion eurosh në sezon në kontratën e re, ndërsa Bayerni ofron 10-12 milion të tilla.

Manchester United ndjek me interes situatën, pasi e cilëson mesfushorin e Gjermanisë si zëvendësuesin perfekt të Paul Pogba, i cili është me valixhe gati.

Ndërkohë, Goretzka e duan edhe në Spanjë. Real Madrid dhe Barcelona kanë nisur bisedimet me menaxherin e mesfushorit.

LEXO EDHE:  Jo dhe aq i lirë për Real Madrid, paga dhe komisionet e frikshme të Alabas

Test antigjen për COVID-19 vetëm 15€, rezultati brenda 30 minutave

Në Laboratorin “RIOLAB” kryhet testi i shpejtë i antigjenit për COVID-19. Testi i antigjenit përdoret në diagnozën e infeksionit COVID-19....

Lexo më shumë

Të fundit

1

6 orë më parë / Sport

FBK: Më 1 gusht fillon afati kalimtar