Ofendoi gjyqtarin kryesor, lojtari i Ballkanit dënohet me 200 euro gjobë

16.03.2021

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 16.03.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 25-të të Superligës së Kosovës dhe takimeve te xhiros së […]

Ofendoi gjyqtarin kryesor, lojtari i Ballkanit dënohet me 200 euro gjobë Foto: Ilustrim

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 16.03.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 25-të të Superligës së Kosovës dhe takimeve te xhiros së 19-të, të Ligës së Parë Grupi A dhe Grupi B , duke iu referuar raporteve, deklaratave plotësuese të zyrtarëve, dhe konform Dispozitave të Rregullores disiplinore mori këto:

V E N D I M E

Futbollisti i KF “ Ballkani”, Arbër Pekazi, me nr ID:000356M89 në procedurë të hapur disiplinore nga Komisioni i Garave në ndeshjen Arbëria-Ballkani e javës së 24-t të Superligës, zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes: Sjellje jo sportive e lojtarit; në minutën e 71 gjyqtari e ndëshkon me kartonin e kuq pas dy të verdhëve. Duke braktisur fushën lojtari ofendon gjyqtarin kryesor. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C: Lojtari në fjalë përveç dënimit automatik prej një ndeshje moslojë për shkak të kartonit të kuq (pas dy të verdhëve) – nuk u paraqit në ndeshjen pasuese Ballkani – Drita;
DËNOHET edhe me të holla në shumë prej 200 euro për ofendime. Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar është 8 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Futbollisti i KF Ferizaj, Elbasan Thaqi, me nr ID :001606M91 në procedurë të hapur disiplinore nga Komisioni i Garave në ndeshjen e Ligës së Parë Grupi B java e 18-të, Ferizaj-Vitia. Ndëshkim me karton të kuq direkt, ndërhyrje e rrezikshme me taka në kokë, duke ia pa mundësuar vazhdimin e lojës lojtarit kundërshtar. Bazuar në nenin 43 paragrafi 1 pika A e Rregullores disiplinore:
DËNOHET me ndalesë loje për 3 (tri) ndeshje sipas radhës të organizuar nga FFK.

Inicim i procedurës disiplinore:

-ndaj kryetarit të KF “Dardana“, Sevdai Kastrati me nr ID: 009506M84. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes së xhiros së 19-të , të Ligës së Parë, Grupi B. Ulpiana –Dardana, në minutën e 90 të ndeshjes Sevdai Kastrati futet në bankinë edhe pse nuk ishte në protokollin zyrtar, ofendon gjyqtarin kryesor. Veprimin e njëjtë e përsëritë edhe pas përfundimit të ndeshjes. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 , i Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë nga kryetari i KF “Dardana“, Sevdai Kastrati deri me datë 19.03.2021 ora 13:00.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 3 (tre) ditëve nga data e sjelljes së tij; datë 16.03.2021, respektivisht publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 16.03.2021
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetari Metë Çeku