Ofendoi gjyqtarin, drejtori sportiv i FC Ballkanit dënohet me dy ndeshje

09.12.2021

Nexhipi në këtë ndeshje u përjashtua me karton të kuq, pasiqë i njëjti ka ofenduar gjyqtarin Genc Nuza. Ndërsa, tashmë Nexhipi është dënuar me dy ndeshje. “Zyrtari i FC ”Ballkani”, Nderim Nexhipi me nr ID.024473M84. Në minutën 8-të, fyen gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të […]

Ofendoi gjyqtarin, drejtori sportiv i FC Ballkanit dënohet me dy ndeshje Foto: Ilustrim

Nexhipi në këtë ndeshje u përjashtua me karton të kuq, pasiqë i njëjti ka ofenduar gjyqtarin Genc Nuza.

Ndërsa, tashmë Nexhipi është dënuar me dy ndeshje.

“Zyrtari i FC ”Ballkani”, Nderim Nexhipi me nr ID.024473M84. Në minutën 8-të, fyen gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Drenica –Ballkani. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK”, thuhet në njoftimin e FFK-së.