Ofendoi dhe kërcënoi gjyqtarët e ndeshjes, vendoset për inicim disiplinor ndaj kryetarit të Ballkanit

07.04.2021

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 06.04.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të fundjavës të Superligës dhe ligave tjera, duke ju referuar raporteve, deklaratave plotësuese […]

Ofendoi dhe kërcënoi gjyqtarët e ndeshjes, vendoset për inicim disiplinor ndaj kryetarit të Ballkanit Foto: Ilustrim

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 06.04.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të fundjavës të Superligës dhe ligave tjera, duke ju referuar raporteve, deklaratave plotësuese të zyrtarëve, si dhe video incizimeve televizive dhe konform Dispozitave të Rregullores disiplinore mori këto:

V E N D I M E:

Lojtari i klubit KF BEHARI nga Vitomirica, Ermal Blakaj me numër të fanellës 9, dhe me ID 009952M00, për shkak të kartonit të kuq në minutën e 89-të (fyerje ndaj gjyqtarit anësor) në ndeshjen e javës së 21-të të Ligës së Dytë, KF Rilindja – KF Behari, e zhvilluar me datë: 04.04.2021 në Prishtinë. Bazuar në nenin 39, paragrafi 3 të Rregullores disiplinore;
DENOHET me dy ndeshje moslojë sipas radhës të organizuara nga FFK.
Zyrtari i GS Gjilani nga Gjilani, Halil Halili i ndëshkuar me karton të kuq (reagim në gjyqtarin e ndeshjes) në ndeshjen KF Fushë Kosova – GS Gjilan, e zhvilluar me datë:04.04.2021 në Fushe Kosovë, Liga e Parë – juniorët. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore;
DENOHET me dy ndeshje moslojë sipas radhës të organizuara nga FFK.

Trajneri i KF Dardanët, Labinot Podvorica i ndëshkuar me karton të kuq (fyerje ndaj gjyqtarit) në ndeshjen KF Ardhmëria – KF Dardanët, kategoria e juniorëve e zhvilluar me datë: 03.04.2021 e zhvilluar në Milloshevë; Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore;
DENOHET me dy ndeshje moslojë sipas radhës të organizuara nga FFK.

Lojtari i KF Drenasi, me numër 22 Flamur Shala, me numër të ID 011361M92, në minutën e 82-të (godet me dorë lojtarin kundërshtar) ndëshkohet me karton të kuq në ndeshjen e javës së 21-të, KF Vushtrria – KF Drenasi.
Bazuar ne nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; DENOHET me dy ndeshje moslojë sipas radhës të organizuara nga FFK.

Hapje e procedurës disiplinore:
Ndaj kryetarit të KF Trepça’89, Abedin Zeka, për shkak se në emisionin sportiv të TV Dukagjini (Dueli Sportiv) me 04.04.2021 akuzon rëndë organet e FFK-së pa fakte, që është në kundërshtim me Kodin e etikës sportive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore;
Kërkohet deklaratë nga kryetari i KF Trepça’89, Abedin Zeka
Deri më datë: 12.04.2021.

Ndaj kryetarit KF Ballkani, Arsim Kabashi me numër ID 009626M85. Pas përfundimit të ndeshjes ndërmjet KF Ballkani – FC Prishtina, e zhvilluar me datë: 04.04.2021, në ambientet zyrtare të stadiumit i ofendon dhe i kërcënon gjyqtarët e ndeshjes. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore. Kërkohet deklaratë nga kryetari i KF Ballkani, Arsim Kabashi
Deri më datë: 12.04.2021.

Vendimi i Komisionit të Garave: Inicime disiplinore ndaj kryetarit KF Ballkani, Arsim Kabashi me numër ID 009626M85. Pas përfundimit të ndeshjes ndërmjet KF Ballkani – FC Prishtina, e zhvilluar me datë: 04.04.2021, në ambientet zyrtare të stadiumit i ofendon dhe i kërcënon gjyqtarët e ndeshjes.

Ndaj kryetrajnerit të SC Gjilani, Ismet Munishi me numër të ID 009766M74, pasi në emisionin sportiv të ATV-së me 04.04.2021 deklaron se në ndeshjen FC Prishtina – SC Gjilani java e 26-të, FC Prishtina në favor të vetin kishte gjyqtarët si (lojtarin e 12-të) dhe ndikuan në rezultatin përfundimtar të ndeshjes si dhe prejudikon sipas teorive të tij se kush do të bëhet kampion duke thyer Kodin e etikës sportive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore.
Kërkohet deklaratë nga kryetrajneri i SC Gjilani, Ismet Munishi.
Deri më datë:12.04.2021.

Ndaj zyrtarit të KF “Trepca’89”, Arsim Islami me numër ID 009898M75 në minutën e 77-të ndëshkohet me karton të kuq sepse me tone të larta ofendon gjyqtarët e ndeshjes KF Drenica – KF Trepca’89, ku edhe pas përfundimit të ndeshjes kishte vazhduar me sharje ndaj gjyqtarëve. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore pezullohet pa të drejt ushtrimi të çdo funksioni në klub.
Kërkohet deklaratë nga zyrtari në procedurë disiplinore.
Deri më datë: 12.04.2021.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 7 (shtate) ditëve nga data e sjellje së këtij vendimi; datë 06.04.2021, respektivisht publikimit në faqen zyrtarë të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 06.04.2021
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar Metë Çeku