Odegaard afër largimit përgjithmonë nga Real Madridi – kontratë deri më 2026 me Arsenalin

18.08.2021

Edhe përfundimisht norvegjezi, Martin Odegaard do të largohet nga klubi futbollistik nga Spanja, Real Madridi. Madridi në krye me Florentino Perezin në vitin 2015 e blue Odegaardin me qëllim që në të ardhmen të shëndrrohet në yll futbolli, por sipas tyre nuk është bërë një gjë e tillë, e për këtë edhe ka vendosur ta […]

Odegaard afër largimit përgjithmonë nga Real Madridi – kontratë deri më 2026 me Arsenalin Foto: Ilustrim

Edhe përfundimisht norvegjezi, Martin Odegaard do të largohet nga klubi futbollistik nga Spanja, Real Madridi.

Madridi në krye me Florentino Perezin në vitin 2015 e blue Odegaardin me qëllim që në të ardhmen të shëndrrohet në yll futbolli, por sipas tyre nuk është bërë një gjë e tillë, e për këtë edhe ka vendosur ta shesë.

Gazetari italian, i specalizuar në transferimet e futbollit, Fabrizio Romano ka thënë se është punë e kryer transferimi i Odegaardit në Arsenal, e që kësaj here sipas tij do të jetë përgjithmonë, që do të thotë jo në formë huazimi siç ka ndodhur për disa sezone.

Romani ka shtuar se bisedimet janë duke vazhduar në fazën e avancuar dhe se sipas tij së shpejti do të kompletohet edhe marrëveshja.

Po ashtu ai më tutje ka bërë të ditur se Odegaard do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me Arsenalin, përkatësisht deri në qershor të 2026.