Nuri Seferi: Jam shumë i motivuar, do t’iu bëj krenar të shtunën

22.05.2019

Nuri Seferi apo Tysoni shqiptar do të kthehet në ring më 25 maj, përball do ta këtë boksierin me nënshtetësi gjermane, Rad Rashid. Në prag të këtij dueli, Nuri Seferi përmes një postimi në “Facebook”, ka bërë të ditur se është shumë i motivuar për këtë ndeshje dhe se shpreson që t’i bëj krenar të […]

Nuri Seferi: Jam shumë i motivuar, do t’iu bëj krenar të shtunën Foto: Ilustrim

Nuri Seferi apo Tysoni shqiptar do të kthehet në ring më 25 maj, përball do ta këtë boksierin me nënshtetësi gjermane, Rad Rashid.

Në prag të këtij dueli, Nuri Seferi përmes një postimi në “Facebook”, ka bërë të ditur se është shumë i motivuar për këtë ndeshje dhe se shpreson që t’i bëj krenar të gjithë ata që e dojnë flamurin Kombëtar.

Ndeshja mes Nuri Seferit kundër Rad Rashid do të zhvillohet më 25 maj rreth orës 22:30, ku sipas Seferit Rashid është njëri ndër boksierët më të mirë gjerman.