Nuk ka të ndalur ylli kosovar i Werder Bremenit, Milot Rashica.
Reprezentuesi i “Dardanëve” ka gjetur sërish rrugën e golit.
Rashica ka shënuar gol në sfidën Werder Bremen- FC Heidenheim 1846, takim ky që po luhet në kuadër të Kupës së Gjermanisë, raporton RTK.
Werder Bremen fitoi me rezultat 4-1, ndërsa Rashica zhbllokoi lojën qysh në minutën e gjashtë.