Nuk ka zgjidhje për Icardin, PSG-Inter mund të prishin gjithçka

Interi do të përfitojë 70 milionë euro për ish-kapitenin Mauro Icardi.

Një shifër që duket absurde për drejtuesit e klubit francez, pasi nuk duan të paguajnë një vlerë kaq të majme sidomos pas pandemisë së COVID-19 dhe mbylljes së sezonit në Francë.

Leonardo në fakt po luan me blofin, pasi PSG mund të përballojë ekonomikisht argjentinasin, por nuk do të nxitohet. Interi nuk e do Icardin në skuadër dhe nisur nga diçka e tillë duan ta shesin.

Jo shumë klube mund të përballojnë një shifër prej 70 milionë eurosh pa harruar faktin se disa e kanë frikë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.