Nuk ka pushim për kampionët, Ballkani rikthehet në fushën e blertë për t’u përgatitur për Ligën e Kampionëve

04.06.2022

Nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja, Ballkani do ta nis nga rrethi i parë eliminator i Ligës së Kampionëve. “Ekipi i është rikthyer fushës së blertë dhe ka nisur zyrtarisht përgatitjet për garat Evropiane. Me ndryshime të pakta , skuadra ka kryer stërvitjen nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja”. “Besimi në skuadër dhe klub tani […]

Nuk ka pushim për kampionët, Ballkani rikthehet në fushën e blertë për t’u përgatitur për Ligën e Kampionëve Foto: Ilustrim

Nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja, Ballkani do ta nis nga rrethi i parë eliminator i Ligës së Kampionëve.

“Ekipi i është rikthyer fushës së blertë dhe ka nisur zyrtarisht përgatitjet për garat Evropiane. Me ndryshime të pakta , skuadra ka kryer stërvitjen nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja”.

“Besimi në skuadër dhe klub tani është edhe më i madh si Kampiona. Të gjithë së bashku do të arrijmë gjëra të mëdha!”, thuhet në njoftimin e klubit.

Në stërvitje është bashkuar edhe transferimi më i fundit, Leonit Abazi, ndërsa për tu përshëndetur e skuadrën ka qenë i pranishëm edhe Blend Baftiu.