Nuk ka më dilema, Gigi Donnarumma firmos me Paris Saint-Germain

18.06.2021

Gianluigi Donnarumma do të jetë të hënën zyrtarisht një lojtar i Paris Saint Germain. Portieri Italian dhe klubi francez kanë mbyllur të gjitha marrëveshjet e mundshme për pagën, kohëzgjatjen, bonuset e deri tek bonuset për agjentin e famshëm Mino Raiola i cili konsiderohet si një nga shtytësit e largimit të lojtarit nga Milani. Donnarumma do […]

Nuk ka më dilema, Gigi Donnarumma firmos me Paris Saint-Germain Foto: Ilustrim

Gianluigi Donnarumma do të jetë të hënën zyrtarisht një lojtar i Paris Saint Germain.

Portieri Italian dhe klubi francez kanë mbyllur të gjitha marrëveshjet e mundshme për pagën, kohëzgjatjen, bonuset e deri tek bonuset për agjentin e famshëm Mino Raiola i cili konsiderohet si një nga shtytësit e largimit të lojtarit nga Milani.

Donnarumma do të firmosë të Hënën, një ditë pas ndeshjes së fundit në Grup të Italisë në Euro 2020, një kontratë 5-vjeçare e teksa po gjatë kësaj dite do t’i nënshtrohet testeve mjekësore me klubin.

Merr fund kështu një nga dilemat e mëdha të merkatos ku portieri Italian u largua me parameter zero duke mos i dhënë asnjë përfitim financiar Milanit që e bëri të famshëm madje i dha edhe shiritin e kapitenit. 10 mln euro që me bonuse mund të arrijnë deri në 12 mln euro në vit do të jetë paga e 22-vjeçarit, një ofertë që akush në kushte të vështira financiare nuk mund t’ia garantonte përveçse parizienëve.

Donnarumma do të jetë goditja e dytë e madhe me parameter zero për nënkampionët e Francës pasi përpara startit të Europianit ata nënshkruan edhe me Wijnaaldum i cili edhe ky iku falas nga Liverpool.