Nuk ka akord për rinovimin, Bayerni nxjerr në shitje Coman për 90 milionë euro

21.07.2021

Te Bayern Munchen ka ende një çështje rinovimesh. Drejtuesit nuk duan të përsërisin rastin Alaba ku austriaku iku pa kontratë dhe tani po merren intensivisht me dy raste si Goretzka dhe Coman. Nëse me të parin është gjetur gjuha e përbashkët dhe palët janë në rrugën e duhur drejt firmës me francezin Coman ka ende […]

Nuk ka akord për rinovimin, Bayerni nxjerr në shitje Coman për 90 milionë euro Foto: Ilustrim

Te Bayern Munchen ka ende një çështje rinovimesh. Drejtuesit nuk duan të përsërisin rastin Alaba ku austriaku iku pa kontratë dhe tani po merren intensivisht me dy raste si Goretzka dhe Coman.

Nëse me të parin është gjetur gjuha e përbashkët dhe palët janë në rrugën e duhur drejt firmës me francezin Coman ka ende probleme.

Lojtari po shfrytezon rastin e klubit për rinovimin duke luajtur me shifrat, pasi e ka pranuar edhe vet që do të donte një aventurë të re në një ekip të madh.

12 milionë euro neto në vit kërkon sulmuesi anësor, një shifër jashtë buxhetit tê Bayernit në një situatë të tillë teksa oferta e drejtuesve eshtë maksimumi 8-9 milionë euro neto dhe aspak më shumë.

Duke parë diferencat mes palëve, Dr. Sportiv, Salihamidzic ka vendosur që Coman të shitet këtë verë meqë edhe ka oferta.

Kryesisht nga Premier League janë ekipet që e duan dhe Man. City, Chelsea  apo Liverpool, për ta marrë nga Bayern Munchen duhet të paguajnë 90 milionë euro, ky është cmimi i fiksuar nga klubi bavarez.