13.10.2019, 22:43

“Nuk është marre nëse humbasim kundër Çekisë dhe Anglisë”

Kombëtarja e Kosovës nesër do ta zhvillojë ndeshjen e radhës eliminatore për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’.

Djelmoshat e Bernard Challandes do të përballen me Malin e Zi në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:45.

Pas fitores 1:0 në miqësoren ndaj Gjibraltarit të enjten, atmosfera në kampin e Kosovës është jashtëzakonisht dhe të gjithë shpresojnë në një rezultat pozitiv të hënën mbrëma, për të vazhduar ëndrrën drejt Evropianit.

Analisti i futbollit vendosur dhe ish-futbollisti i njohur, Arsim Plepolli, u shpreh se Kosova duhet ta largojë fillimisht ‘barrierën’ e quajtur Malin e Zi.

“Ta kalojmë njëherë Malin e Zi, dhe më pas vjen Çekia dhe Anglia”, tha fillimisht Plepolli në RTK.

LEXO EDHE:  PSG dëshiron ta kompletojë transferimin e Mauro Icardit

“Por, edhe nuk është marre nëse humbasim ndaj Çekisë dhe Anglisë, janë skuadra të mëdha”, vlerësoi Plepolli.

“Me këtë lojë, Kosova më jep optimizëm pasi nuk i frikësohet askujt”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.