“Nuk e di ende”, Mbappe flet për të ardhmen: S’do e lë të zvarritet!

04.01.2024

Kylian Mbappe, futbollisti i Paris Saint Germain ka treguar rreth të ardhmes së tij menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së mbrëmshme në Superkupën e Francës. Mbappe tha se ende nuk ka marrë ndonjë vendim mbi të ardhmen e tij. “Në vitin 2022 nuk e dija vendimin tim deri në muajin maj”, ishin fillimisht fjalët e […]

“Nuk e di ende”, Mbappe flet për të ardhmen: S’do e lë të zvarritet! Foto: Ilustrim

Kylian Mbappe, futbollisti i Paris Saint Germain ka treguar rreth të ardhmes së tij menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së mbrëmshme në Superkupën e Francës.

Mbappe tha se ende nuk ka marrë ndonjë vendim mbi të ardhmen e tij.

“Në vitin 2022 nuk e dija vendimin tim deri në muajin maj”, ishin fillimisht fjalët e lojtarit të Kombëtares së Francës.

Më pas, Mbappe shtoi: Nëse e di se çfarë do të bëjë, nuk do e lejoj që kjo të zvarritet. Nuk do kishte kuptim.

Për 25-vjeçarin të interesuar janë shumë klube, përfshi këtu edhe Real Madridin, Chelsean, Liverpoolin dhe Barcelonën.

Gjatë këtij sezoni ai ka zhvilluar 16 ndeshje në Ligue 1, ka shënuar 18 gola dhe ka bërë dy asiste.