Nuk do të dënohet Ballkani, klubi publikon vendimin e FFK-së

21.02.2021

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani e ka mposhtur sot Feronikelin me rezultat 1-0, në kuadër të javës së 20-të në Superligën e Kosovës. Në takimin e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë, golin e vetëm për ‘portokallinjtë’ e realizoi sulmuesi gjilanas, Mirlind Daku, në minutën e 81’. Suharekasit në këtë ndeshje vendosen të startonin […]

Nuk do të dënohet Ballkani, klubi publikon vendimin e FFK-së Foto: Ilustrim

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani e ka mposhtur sot Feronikelin me rezultat 1-0, në kuadër të javës së 20-të në Superligën e Kosovës.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë, golin e vetëm për ‘portokallinjtë’ e realizoi sulmuesi gjilanas, Mirlind Daku, në minutën e 81’.

Suharekasit në këtë ndeshje vendosen të startonin me portierin malazez, Damir Luljanoviq, i cili ishte i dënuar me dy ndeshje mos lojë për shkak të kartonit të kuq të marrë në duelin ndaj Llapit në Kupë.

Ky vendim i Blendi Shkëmbi shfaqi tollovi në mediat vendose, pasi Luljanoviq nuk kishte të drejtë lojë në dy përballje.

Megjithatë, Komisioni Disiplinor kishte marrë vendim që të i’a ndryshonin dënimin gardianit malazez, duke e dënuar me vetëm një ndeshje, por ky vendim nuk ishte publikuar në webfaqen e federatës, por iu kishte dërguar vetëm klubit të Ballkanit.

Më poshtë keni vendimin e FFK-së, ku tregon se Damir Luljanoviq kishte të drejtë loje ndaj Feronikelit dhe pikat e marra sot nuk do ti hiqen Ballkanit.