Nostalgjia e Munishit: Srna më shqeu këmbën dhe ashti vërehej dukshëm, por nuk pranova zëvendësimin!

Munishi për një kohë ka qenë pjesë e skuadrës së njohur ukrainase Vorlska Poltava, ekip në të cilën më vonë kanë luajtur edhe Armend Dallku, Debatik Curri e Ahmed Januzi.

Tekniku kryeqyetas ka zbuluar një ngjarje interesante gjatë kohësa teksa luante në Ukrainë

Ai tregoi sesi gjatë një ndeshje kishte luajtur 45 minuta me këmbë të shqyer. Madje, këmbën e shqeu në një duel me futbollistin me nam, kroatin Dario Srna.

“Në ndeshjen Shakhtar Donetsk – Vorskla Poltava, në një duel të fortë me Dario Srnan, ky i fundit me goditi ashpër nën gju, ku me taka ma shqeu këmbën për afro 10 cm.

Doktori i klubit udhëzonte trajnerin që të më zëvendësonte, por unë isha i prerë, nuk largohem nga loja për shkak të këmbës.

Lëndimi ishte aq i rëndë, sa ashti i këmbës vërehej dukshëm”, theksoi Munishi për gazetën “Blic”.

Munishi u rikthye më pas për ta përfunduar karrierën në Kosovë, ndërkohë që tashmë drejton suksesshëm skuadrën e Ballkanit, duke qëndruar në pozitën e parë të renditjes tabelare pas 22 xhirosh të luajtura.

RAPORTO