Norwich konfirmon se Rashica s’mund të udhëtojë me Kosovën drejt Gjeorgjisë

31.08.2021

Ylli kosovar, Milot Rashica nuk do të luaj për Kombëtaren e Kosovës në ndeshjen e shtatorit ndaj Gjeorgjisë. Një gjë të tillë e ka konfirmuar klubi anglez, klub në të cilën luan Milot Rashica, Norwich City. E gjithë kjo mungesë e Rashicës, do të jetë për shkak se Gjeorgjia është në listën e kuqe të […]

Norwich konfirmon se Rashica s’mund të udhëtojë me Kosovën drejt Gjeorgjisë Foto: Ilustrim

Ylli kosovar, Milot Rashica nuk do të luaj për Kombëtaren e Kosovës në ndeshjen e shtatorit ndaj Gjeorgjisë.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar klubi anglez, klub në të cilën luan Milot Rashica, Norwich City.

E gjithë kjo mungesë e Rashicës, do të jetë për shkak se Gjeorgjia është në listën e kuqe të Britanisë së Madhe, që do të thotë shtet me rrezik të lartë të COVID-19.

Ndërsa pas ndeshjes ndaj Gjeorgjisë, Rashica pritet t’i bashkohet Dardanëve në ndeshjen ndaj Greqisë dhe Spanjës.

“Rashica nuk do të lejohet të paraqitet në ndeshjen e parë të Kosovës në Gjeorgji më 2 shtator, për shkak se ky vend është në listën e kuqe”, thuhet në njoftimin e Norwichit.