Nora Gjakova fantastike, kualifikohet në finale të Baku

16.02.2024

Nora Gjakova është kualifikuar në finale të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Nora Gjakova fantastike, kualifikohet në finale të Baku Foto: Ilustrim

Kampionia olimpike ishte spektakolare sot në kategorinë deri në 57 kilogramë, duke i fituar të katër betejat e saja.

Gjakova në gjysmëfinale e mundi holandezen, Julie Beurskens.

Në finale, Nora Gjakova do të përballet me kanadezen, Christa Deguchi.

Ndërkohë, nesër dhe pasnesër do të garojnë edhe Laura Fazliu, Dardan Cena dhe Loriana Kuka.